Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Rajon

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci, 4 të vdekur

kroaci

Foto: Istra24

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në zonën Campanoz, Kroaci, afër aeroportit Medulin. Katër persona që ishin në të vdiqën. 

Aeroplani gjerman ishte nisur nga Austria me destinacion Medulinin, raportoi Index.

“Në orën 11:19 të enjten, Brigada e Zjarrfikësve mori një thirrje për një përplasje aeroplani në zonën mes Medulinit dhe Kastijunit. Ekipet e zjarrfikësve nga Departamenti i Pulës janë dërguar në vendngjarje. Po ashtu, janë dërguar tri ekipe mjekësore, një ekip mjekësor me helikopter dhe pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme janë në vendngjarje”, ka njoftuar Asociacioni i Zjarrfikësve të Kroacisë. 

Nuk dihet ende se çka çoi deri te përplasja e aeroplanit.