Autoritetet liberiane kanë nisur hetimet për atë që konsiderohet si grabitja e shekullit. Bëhet fjalë një sasi të madhe kartëmonedhash vendase me vlerë 100 milionë dollarë amerikanë, të grabitura teksa hynin në vend përmes portit të kryeqytetit Monrovia.
Shuma e konsiderueshme ndodhej në një kontenier. Kartëmonedhat, të gjitha dollarë liberianë me një vlerë të përgjithshme rreth 15 milionë ishin të saposhtypura jashtë vendit dhe do të transportoheshin drejt bankës shtetërore.
Vjedhja ka ndodhur nëntorin e vitit të kaluar por hetimi nisi më 8 Gusht. Presidenti i vendit George Ueah, futbollist i famshëm që në 30 vitet e fundit ka luajtur me ekipe me famë botërore si PSG, Milan, Manchester City e Chelsea, akuzoi qeverinë pararendëse për grabitjen. Shuma e konsiderueshme përbën 5% të buxhetit dhe ka ndikim mjaft negativ në ekonominë e vendit të varfër afrikan.
-
Adoleshenti liberian bëhet hero, gjeti dhe ktheu mbrapshtë 50,000 dollarë
-
FBI-ja heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash
-
Kapen dy të dyshuar për vjedhjen në “Louvre”, synonin ikje jashtë vendit
-
Rihapet muzeu i Luvrit dy ditë pas grabitjes rreth 90 milionë euroshe
-
Rreth 90 milionë euro humbjet nga grabitja në muzeun e Luvrit