Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zgjedhjet presidenciale në Slloveni: Logar e Musar mund të përballen në raundin e dytë

Kandidati i Partisë Demokratike Sllovene (SDS) Anzhe Logar kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Slloveni me 33.75 për qind të votave të fituara, pasuar nga kandidatja e pavarur Natasha Pirc Musar me 27 për qind. Rezultatet paraprake tregojnë pas gati 60 për qind të votave të numëruara.

Nëse situata nuk ndryshon, Logar, përndryshe ish-ministër i Punëve të Jashtme dhe Musari, do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Në vendin e tretë është Milan Beglez, kandidati i Lëvizjes për Liri dhe Socialdemokratëve në pushtet, me 15.78 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare të 59.25 për qind të votave të numëruara, raporton Sllovenia Delo.

Sot në Slloveni u mbajtën zgjedhjet presidenciale, të shtatat me radhë që nga pavarësia dhe nëse do të ketë një raund të dytë, ai do të mbahet më 13 nëntor.

Votuesit sllovenë, mes shtatë kandidatëve, zgjodhën pasardhësin e presidentit aktual Borut Pahor, mandati i dytë i të cilit përfundon në dhjetor dhe sipas Kushtetutës, ai nuk ka më të drejtë të kandidojë për postin.

Edhe Sllovenia gati për bisedime koalicioni pas zgjedhjeve me rezultat të ngushtë Botë 3 muaj më parë Sllovenia gati për bisedime koalicioni pas zgjedhjeve me rezultat të ngushtë

Qendrat e votimit në Slloveni janë mbyllur sonte në orën 19:00.

Sondazhet e opinionit publik kanë treguar se një raund i dytë do të ishte i nevojshëm për të zgjedhur një president të ri.