Sllovenët po votojnë të dielën në balotazh në zgjedhjet presidenciale, ku ish-prezantuesja televizive Natasha Pirc Musar, është duke garuar me politikanin e krahut të djathtë Andze Logar.
Natasha Pirc Musar mund të bëhet gruaja e parë që merr postin e presidentit në Slloveni.
Ndonëse Logar doli i pari në rundin e parë të zgjedhjeve më 23 tetor, sondazhet favorizojnë Natasha Pirc Musarin që të fitojë në balotazh të dielën. Natasha është kandidate e pavarur, që ka siguruar përkrahjen e koalicionit qeverisës për balotazh, raporton agjencia Reuters.
Qendrat e votimit do të mbyllen në ora 19:00, ndërsa rezultatet e para pritet të dalin dy orë më vonë.
Artikuj të ngjashëm
-
Natasha Pirc Musar zgjidhet presidente e Sllovenisë
-
Zgjedhjet presidenciale në Slloveni: Logar e Musar mund të përballen në raundin e dytë
-
Presidentja e Sllovenisë sot e nesër në Kosovë
-
Osmani takon presidenten e Sllovenisë, ajo i ofron mbështetje për anëtarësim në KiE
-
Sllovakia voton në balotazhin presidencial