Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zemërim në Itali për lirimin e shefit të mafias siciliane Giovanni Brusca

Shefi i mafias siciliane Giovanni Brusca, në mesin e krimeve të tmerrshme të së cilit përfshihet edhe shkatërrimi i trupit të një fëmije me acid, është liruar nga burgu, raporton BBC.

I njohur si “vrasësi i njerëzve”, Bursca ka pranuar rolin e tij në mbi 100 vrasje, përfshirë edhe vrasjen e top prokurorit antimafia Giovanni Falcone.

Por, Brusca u bë një një informator, duke ndihmuar prokurorët të përndjekin kriminelët tjerë.

Lirimi i tij pas 25 vjetëve në burg ka zemëruar viktimat e familjarëve.

Ai do të jetë në liri me kusht për katër vjet.

Edhe “Heshtja” e shpëtoi “bosin e bosëve” nga arrestimi për 30 vjet Botë “Heshtja” e shpëtoi “bosin e bosëve” nga arrestimi për 30 vjet

Brusca, tash 64-vjeçar, ka qenë figurë kyçe brenda Cosa Nostras, grupit të mafisë siciliane.

Në vitin 1992, ai detonoi një bombë që vrau prokurorin e antimafias në Itali, Giovanni Falconen, në një nga vrasjet më famëkeqe në Itali.

Bashkëshortja e Falcones dhe tre truproja po ashtu u vranë në sulm, kur Brusca shpërtheu gjysmë-toni eksploziv në një rrugë në afërsi të Palermos ku ata po kalonin.

Sulmi, i cili u pasua dy muaj më vonë me vrasjen e kolegut të Falcones, Paolo Borsellino, tronditi Italinë dhe rezultoi në implementimin e ligjeve të ashpëra antimafia.

Brusca ka paralajmëruar rolin e tij në mbi 100 vrasje.

Një nga më të tmerrshmet ishte vrasja e Giuseppe Di Matteos, djalit 11-vjeçar të një mafiozi që e tradhëtoi atë. Brusca kidnapoi djalin e torturoi dhe e mbyti, dhe e asgjësoi trupin e tij në acid, për të bërë të pamundur që familja të varroste fëmijën.

Pas arrestimit të tij në vitin 1996, ai u kthye në dëshmitar për të reduktuar dënimin. Ndihmoi hetuesit të gjurmojnë dhe arrestojnë gangsterët përgjegjës për disa sulme të mafias në vitet 1980-ta dhe 1990-ta.

Edhe Si qëndroi i lirë bosi i “Cosa Nostras” Botë Si qëndroi i lirë bosi i “Cosa Nostras”

Lirimi i Bruscas ka shkaktuar zemëratë në mesin e familjarëve të viktimave të tij. Bashkëshortja e njërit prej truprojave të vrarë, Tina Montinaro, ka thënë se është e indinjuar.

“Shteti është kundërë nesh. Pas 29 vjetëve ende nuk e dimë të vërtetën për masakrën dhe Giovanni Brusca, njeriu që shkatërroi familjen time, është i lirë”, ka thënë Montinaro.