Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy do t’iu adresohet politikanëve të SHBA-së përmes një videoje të mërkurën në mëngjes, kanë thënë zyrtarët amerikanë.
Në një letër të përbashkët, udhëheqësi i shumicës në senat, Chuck Schumer dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, kanë thënë se e presin me padurim të mirëpresin presidentin dhe t’ia përcjellin “mbështetjen tonë popullit të Ukrainës teksa mbrojtën me guxim demokracinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kongresi mbetet i palëkundur në angazhimin tonë për të mbështetur Ukrainën ndërsa përballen me agresionin mizor dhe djallëzor të Putinit”, shtojnë ata.
Letra vazhdon duke thënë se ata do ta diskutojnë futjen e legjislacionit të mëtejshëm për të “sakatuar dhe izoluar” Rusinë si dhe për të ofruar ndihmë humanitare në Ukrainë.
Javën e kaluar, Zelenskyy mori një ovacion të fortë kur mbajti një video fjalim para deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar,
Ai do t’u drejtohet gjithashtu parlamentarëve kanadezë të martën.