Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky zotohet se s’do ta lejojë të ndodhë një luftë e tretë botërore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është paraqitur me një video-mesazh të martën në ceremoninë e Golden Globes ku është zotuar se jo vetëm që do ta fitojë luftën kundër Rusisë por edhe se do ta parandalojë një luftë të tretë botërore të ndodhë.

Zelensky filloi fjalimin duke kujtuar ceremoninë e parë të kësaj ngjarjeje më 1944 duke thënë se, “Lufta e Dytë Botërore nuk kishte përfunduar ende, por rrjedha u kthye – të gjithë e dinin kush do të fitonte”, raportoi FoxNews.

“Kishte ende beteja dhe lot. Tani është viti 2023, lufta në Ukrainë nuk ka përfunduar ende. Por, rrjedha po ndryshon”.

Zelensky ka theksuar se suksesi i Ukrainës është bërë i mundur me mbështetjen e Perëndimit dhe luftës së përbashkët për demokraci, pavarësi dhe “të drejtën për të jetuar dhe dashuruar”.

“Lufta e Parë Botërore mori miliona jetë. Lufta e Dytë Botërore mori dhjetëra miliona prej tyre. Nuk do të ketë luftë të tretë botërore. Kjo nuk është trilogji”, ka thënë ai.