Derisa presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mbajti fjalimin e tij për Ditën e Fitores në Moskë, më 9 maj, ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar mesazhin e tij për këtë ditë me anë të një videoje, raportoi CNN-i të hënën.
Zelensky ka thënë se ukrainasit po luftojnë për lirinë e fëmijëve të tyre, prandaj shpejt vendi që përfaqëson do të ketë dy ditë të fitoreve, e dikush tjetër asnjë, duke iu referuar Rusisë.
"Ne kurrë nuk do të harrojmë atë që bënë paraardhësit tanë në Luftën e Dytë Botërore, ku u vranë më shumë se tetë milionë ukrainas. Shumë shpejt do të kemi dy ditë të fitoreve në Ukrainë. Dhe dikush nuk do të ketë asnjë. Ne fituam atëherë, do të fitojmë edhe tash. Gëzuar Ditën e Fitores mbi nazizmin”, ka thënë Zelensky.
Në Moskë dhe shumë qytete të tjera ruse, në mëngjesin e së hënës kanë nisur paradat ushtarake për të shënuar këtë ditë.
Presidenti Putin, në fjalimin e tij “arsyetoi” ndërhyrjen në Ukrainë.
-
Zelensky: Besoj se Amerika do t’i kapërcejë kontradiktat dhe frikërat lidhur me Rusinë
-
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit
-
Putini beson që lufta në Ukrainë po përfundon
-
Zelensky: Putini s’i ka arritur qëllimet. Nuk e ka thyer Ukrainën
-
Zelensky për Krishtlindje uron që Putini të vdesë