Botë

Zelensky: Jam i sigurt se do të fitojmë

Duke folur në përvjetorin e një viti lufte në Ukrainë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu besimin në aftësinë e vendit të tij për të shmangur sulmet, por nuk spekuloi se sa shpejt mund të përfundonin luftimet.

Zelensky tha gjatë një konference për media të premten se është "i sigurt" që Ukraina do të largojë forcat e Moskës nga vendi "nëse ne qëndrojmë si një grusht i fortë dhe punojmë për një fitore", kur u pyet për të komentuar kornizën kohore të luftës.

"Fitorja do të jetë e pashmangshme. Jam i sigurt se do të ketë fitore”, ka thënë Zelensky.