Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky viziton qytetin e rimarrë të Izyumit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka udhëtuar në qytetin e çliruar të Izyumit në lindje të Ukrainës.

Zelensky ka postuar në rrjete sociale foto me ushtarët ukrainas.

“Flamuri ynë i kaltër dhe verdhë fluturon mbi Izyumin e çliruar”, ka shkruar Zelensky.

Ukraina në një kundërofensivë ka çliruar më tepër se 6000 kilometra katrorë tokë.

Zelensky ka njoftuar për avancimin e mëtutjeshëm të forcave ukrainase.

Edhe Zelensky shkon në zonën kufitare për herë të parë që pas inkursionit në Kursk Botë Zelensky shkon në zonën kufitare për herë të parë që pas inkursionit në Kursk

“Ne po ecim vetëm një drejtim – përpara dhe drejt fitores”, ka thënë Zelensky.

Ofensiva e Ukrainës ka zënë në befasi forcat ruse, që janë tërhequr nga një pjesë e rajonit të Kharkivit.