Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka ftuar ish-presidentin amerikan Donald Trump për vizitë në Kiev, pas vlerësimeve të tij se republikani mund ta ndalë luftën me Rusinë brenda 24 orëve nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Zelensky këtë ftesë e ka bërë gjatë intervistës me transmetuesin britanik “Channel 4”.
“Donald Trump, të ftoj të vish në Ukrainë. Pra, nëse mund ta ndalësh luftën brenda 24 orëve mendoj se do të jetë e mjaftueshme që të vish”, ka thënë ai.
Ukraina të martën është sulmuar me dy raketa hipersonike të Rusisë. Zyrtarët kanë deklaruar se gjatë këtyre sulmeve kanë vdekur katër persona dhe janë plagosur më shumë se 100 të tjerë.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky fton Trumpin ta vizitojë Ukrainën para çdo marrëveshjeje për paqe
-
Zelensky flet me Trumpin: Bisedimet duhet të çojnë në takim me Putinin
-
Zelensky lut Trumpin të qëndrojë me Ukrainën
-
Zelensky diskuton me Trumpin mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në Ukrainë
-
SHBA-ja i ofron Ukrainës garanci sigurie për 15 vjet, thotë Zelensky