Në adresimin më të fundit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se 31 grupe taktike të batalionit rus janë shpartalluar, duke pësuar humbjet më të mëdha në dekada.
“Trupat ruse po përjetojnë humbje të mëdha. Mund të flasim madje për goditjen më të madhe të trupave ruse në dhjetëra vjet”, ka thënë ai.
Zelensky nxiti Rusinë që ta respektojë armëpushimin e vendosur që të lejohen evakuimet nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.
Ai kërkoi lirimin e menjëhershëm të Ivan Fedorovit, kryetar i Melitopolit, i cili është rrëmbyer nga rusët ka thënë Ukraina.
“Ne i apelojmë të gjithë liderëve botërore që flasin me Moskën – Franca, Gjermania, Izraeli dhe të tjerët”, ka thënë ai për kërkesën ndaj liderëve që të kërkojnë ta lirojnë kryetarin e qytetit.
-
Zelensky: Më shumë se 46,000 ushtarë ukrainas të vrarë nga pushtimi rus
-
Zelensky: Dy vjet qëkur u përzunë trupat ruse nga rajone të Kievit
-
Zelensky thotë se do t'i trajtojë në mënyrë të civilizuar dezertorët rusë
-
Zelensky premton: Ukraina do t’i rimarrë qytetet e pushtuara nga Rusia
-
Zelensky thotë se më shumë se 16 mijë trupa ruse janë vrarë deri tani