Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ushtarët rusë që dorëzohen në Ukrainë do të trajtohen në “mënyrë të civilizuar”, raporton BBC.
Në adresimin e tij, Zelensky u ka bërë thirrje rusëve të ikin apo dorëzohen në momentin kur gjenden në fron në Ukrainë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThirrjet e tij vijnë pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret, sipas së cilit dënohen me dhjetë vjet burgim ushtarët rusë që i ikin shërbimit apo nuk përfillin urdhrat.
Në Rusi po vazhdojnë protestat kundër mobilizimit të pjesshëm të thirrur nga Putini, për të angazhuar 300 mijë trupa të rinj.
Organizate ruse e të drejtave të njeriut OVD-Info, ka raportuar se 700 persona janë arrestuar të shtunën, ndërsa mbi 1000 tjerë ishin arresëtuar më herët këtë javë. Arrestimet u bënë pas protestave të organizuara për të kundërshtuar mobilizimin.
Zelensky – duke folur në gjuhën ruse – u ka bërë thirrje rusëve të dorëzohen në Ukrainë e të mos rrezikojnë të dënohen si kriminelë lufte pas konfliktit.
Ukraina ka thënë se do të trajtojë dezertorët sipas konventave ndërkombëtare dhe nuk do të kthejë asnjërin në Rusi që i frikësohet përndjekjeve.
“Është më mirë të dorëzohesh sesa të vritesh nga armët tona”, ka thënë Zelensky.