Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Ukrainës i nevojiten 7 miliardë dollarë në muaj për t’u rimëkëmbur

volodymyr zelensky, ukraina, rusia, lufta

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se shtetit të tij i nevojiten rreth 7 miliardë dollarë në muaj për t’u rimëkëmbur nga pasojat e luftës, raportoi BBC-ja të enjten.

Kjo kërkesë shënon rritje, pasi më herët Kievi zyrtar tha se i duheshin nga 5 miliardë dollarë në muaj për rimëkëmbje.

Duke folur në një forum të Bankës Botërore dhe FMN-së përmes videolidhjes, Zelensky tha se ushtria ruse po synon t’i shkatërrojë të gjitha objektet në Ukrainë që mund të shërbejnë si bazë ekonomike për jetën.

“Kjo përfshin stacionet hekurudhore, magazinat ushqimore dhe rafineritë e naftës”, ka thënë Zelensky.

Presidenti ukrainas ka akuzuar Rusinë se po kërcënon furnizimet globale të ushqimit me pushtimin Ukrainës.

Edhe Ukrainës i duhen afro 600 miliardë dollarë për t’u rindërtuar Botë Ukrainës i duhen afro 600 miliardë dollarë për t’u rindërtuar

Sipas tij, bllokada që Rusia ka vënë në qytetet porte në Detin e Zi e ka bërë të pamundur për vendin të eksportojë furnizime ushqimore si gruri.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndikuar në rritje të çmimeve të ushqimeve në vende që mbështeten në eksportet e drithërave nga ky vend.