Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Ukraina po bën gjithçka për ta merituar statusin e kandidatit për BE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina po lëvizë në rrugë të drejtë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Kërij shteti të enjten pritet t’i ndahet ky status.

“Hap pas hapi ne po lëvizim në një javë vendimtare dhe po punojmë shumë, kështu që askush nuk mund të dyshojë se Ukraina e meriton statusin e kandidatit. Ne po e dëshmojmë se jemi pjesë e Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Zelensky ka thënë se Ukraina po pret luftë më të ashpër nga Rusia.

Liderët e 27 vendeve do të mblidhen më 23 qershor për ta diskutuar këtë dhe shumë tema të tjera.