Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përgëzuar Komisionin Evropian për vendimin që të rekomandojë statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian.
Në një postim në Twitter, Zelensky ka thënë se ky është “hapi i parë në rrugën e anëtarësimit në BE” që “sigurisht do ta afrojë fitoren tonë”.
Ai thotë se është mirënjohës ndaj Ursula von der Leyen dhe Komisionit Evropian për vendimin "historik".
Zelensky thotë se pret rezultate pozitive kur liderët e BE-së të takohen për të vendosur nëse do t'i japin zyrtarisht Ukrainës statusin e kandidatit javën e ardhshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky: Pas statusit të vendit kandidat, do ta mposhtim armikun
-
Zelensky: Ukraina po bën gjithçka për ta merituar statusin e kandidatit për BE
-
Komisioni Evropian rekomandon për Ukrainën statusin e kandidatit për BE
-
Zelensky: Pranimi i Ukrainës në BE do të forcojë bllokun
-
BE-ja do ta finalizojë opinionin javën e ardhshme për anëtarësimin e Ukrainës