Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se kundërofensiva e Ukrainës kundër trupave ruse do të ndodhë, raporton CNN.
“Do të ketë kundërofensivë”, ka thënë Zelensky, duke folur për gazetarët nga Finlanda, Danimarka, Suedia e Norvegjia. “Jemi duke u përgatitur për këtë dhe do të ndodhë”.
Zelensky beson në sukses të misionit dhe se do të jetë në gjendje të çlirojë territoret e okupuara nga Rusia.
Por, Zelensky ka thënë se nuk është i gatshëm të flasë në detaje për këto gjëra.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, javën e kaluar tha se nuk do të bëhet publike kundërofensiva.
Shumë ka pasur spekulime së fundi se kundërofensiva do të përqendrohet te rajoni i Zaporizhzhias, ku forcat ukrainase do të tentojnë të ndajnë gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Rusia, nga territoret e okupuara në lindje të Ukrainës.
Edhe
Zelensky zotohet të vazhdojë luftën nëse bisedimet e paqes dështojnë
Ndërkohë autoritetet ruse kanë njoftuar se dy persona kanë vdekur pasi një predhë ukrainase ka goditur në një fshat në rajonin rus Bryansk.
Është thënë se është shkatërruar një ndërtesë.