Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do ta nominonte presidentin amerikan, Donald Trump, për çmimin Nobel të Paqes.
Por, Zelensky ka thënë se këtë do ta bënte nëse Trumpi do ta siguronte armëpushimin në Ukrainë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse Trumpi i jep botës – mbi të gjithë, popullit ukrainas – mundësinë për një armëpushim të tillë, atëherë po, ai duhet të nominohet për çmimin Nobel të Paqes. Do ta nominojmë në emër të Ukrainës”, ka thënë ai.
Zelensky ka punuar fuqishëm që ta fitojë mbështetjen e Trumpit, dhe duket se e ka hapur rrugën. Raketat Tomahawk kërkohen nga Kievi pasi besohet se këto armë amerikane mund të shkaktojnë dëme serioze në Rusi.
Trumpi ka dhënë sinjale se është i hapur për ofrimin e tyre.
Trumpi ka thënë se ai e meriton çmimin Nobel, duke insistuar se ka siguruar një numër marrëveshjesh të paqes.