Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky pretendon se kundërsulmi ukrainas do të përshpejtohet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se kundërofensiva e ushtrisë ukrainase pritet të “fitojë vrull” pas një fillimi të ngadaltë.

Zelenski fajësoi mungesën e municioneve për përparimin e ngadaltë, por edhe faktin se operacioni filloi më vonë se sa pritej.

“Ne kishim plane për të filluar në pranverë, por nuk e bëmë, sepse sinqerisht, ne nuk kishim municion dhe armë të mjaftueshme dhe brigada të trajnuara mjaftueshëm - dua të them, të trajnuar siç duhet për këto armë”, ka thënë Zelensky.

Ai shtoi se kjo i dha Rusisë kohë për të minuar vendin dhe për të ndërtuar disa linja mbrojtjeje.

“Ata padyshim patën pak më shumë kohë sesa duhej sepse ndërtuan të gjitha ato linja. Dhe në të vërtetë, ata kishin shumë mina në fushat tona për shkak të ritmit më të ngadaltë të veprimeve tona kundërsulmuese”, shpjegoi Zelensky.

Presidenti ukrainas ka thënë se pavarësisht vështirësive, ushtarët e tij po bëjnë përparim.

Edhe Zelensky kërkon përshpejtim të punës lidhur me garancitë e sigurisë për Ukrainën Botë 10 muaj më parë Zelensky kërkon përshpejtim të punës lidhur me garancitë e sigurisë për Ukrainën

“Unë do të thoja se po i afrohemi momentit kur veprimet përkatëse mund të marrin vrull, sepse ne tashmë po kalojmë nëpër disa lokacione të minave dhe po i çminojmë ato zona”, ka shtuar ai.

Fjalët e Zelenskyt erdhën pasi presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Perëndimi ishte i zhgënjyer me rezultatet e kundërofensive ukrainase.