Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përjashtuar mundësinë për të vizituar Moskën në mënyrë që të ketë bisedime të drejtpërdrejta me liderin rus Vladimir Putin për përfundimin e luftës.
“Në emër të vendit tim, do të isha gati të vizitoja çdo vend në këtë planet. Por, sigurisht jo tani dhe jo Moskën. Kjo as nuk bëhet fjalë", ka thënë të enjten për mediumin rus ”Mediazona”, përcjell Reuters.
Megjithatë, në rrethana të ndryshme dhe me qeveritarë të tjerë në Moskë, Zelensky ka thënë se gjithçka do të ishte e mundur.
Intervista është shfaqur derisa presidenti rus, Vladimir Putin, pretendoi për fitoren në betejën më të madhe në Ukrainë, në Mariupol.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky hedh poshtë ftesën e Putinit për takimin në Moskë
-
Putini “nuk sheh arsye” për ta takuar Zelenskyn
-
Zelensky i propozon takim sy më sy Putinit për t’i dhënë fund luftës
-
Zelensky: Asnjë marrëveshje për çështjet kryesore në bisedimet e Gjenevës
-
Putin e fton Zelenskyn për takim në Moskë, reagon ministri i jashtëm ukrainas