Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky për luftën në Ukrainë: Ky është vetëm fillimi

Zelensky për luftën në Ukrainë: Ky është vetëm fillimi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të premten mbrëma se Rusia dëshiron t’i pushtojë vendet e tjera dhe se sulmi ndaj Ukrainës është vetëm fillimi.

Zelensky ka përmendur komentet e një komandanti rus, i cili ka thënë se Moska dëshiron ta marrë kontrollin e Ukrainës jugore, pasi kjo do t’i jepte çasje në rajonin separatist të Transnistrisë në Moldavi, raporton BBC.

“Epo, kjo vetëm konfirmon atë që kam thënë shumë herë: pushtimi rus i Ukrainës ishte menduar vetëm si fillim, pastaj ata duan të kapin vende të tjera”, ka thënë Zelensky.

Ai ka shtuar se të gjitha kombet tjera duhet ta ndihmojnë Ukrainën, sepse Ukraina është e para në këtë rrugëtim por nuk dihet se kush e ka radhën.

"Sigurisht, ne do të mbrohemi për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të thyer këtë ambicie të Federatës Ruse. Por të gjitha kombet që si ne, besojnë në fitoren e jetës mbi vdekjen, duhet të luftojnë me ne. Ata duhet të na ndihmojnë, sepse ne jemi të parët në këtë rrugë por kush është i radhës?”, ka thënë Zelensky.

Moldavia ka thirrur ambasadorin rus për t’u përgjigjur për komentet e gjeneralmajorit, Rustam Minnekayev.

Artikuj të ngjashëm