Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vlerësuar se biseda telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, ka qenë “pozitive, shumë substanciale, dhe e sinqertë”, dhe se beson fuqishëm se “nën lidershipin amerikan, paqja e qëndrueshme mund të arrihet brenda këtij viti”.
Zelensky në një postim në rrjetin social ‘X’ ka shkruar se Trumpi i ka ndarë detajet e bisedës së djeshme telefonike në mes tij dhe presidentit rus, Vladimir Putin. Lideri ukrainas ka shprehur gatishmëri për të zbatuar armëpushimin e kufizuar mbi infrastrukturën energjetike, raporton The Guardian.
“Pala amerikane po ashtu ka propozuar një armëpushim pa kushte në vijën e frontit, dhe Ukraina e ka pranuar këtë propozim. Ne do të vazhdojmë të punojmë që ta bëjmë këtë të mundur”, ka shkruar ai.
Nis biseda telefonike Trump-Zelensky
Biseda telefonike ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky është në zhvillim e...-
Zelensky thotë se po i diskuton me partnerët evropianë detajet e bisedës Trump-Putin
-
Zelensky dhe liderët evropianë flasin me Trumpin pas bisedimeve Ukrainë - Rusi
-
Trumpi sugjeron që SHBA-ja mund t’i drejtojë termocentralet e Ukrainës
-
Nis biseda telefonike Trump-Zelensky
-
Zelensky përkrah armëpushimin e kufizuar mbi infrastrukturën energjetike