Luftime të mëdha janë duke u zhvilluar në dy qytete në rajonin e Donbasit në Ukrainë, në Soledar dhe Bakhmut, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të dielën.
“Dy qytetet kyçe në Donbas janë Soledari dhe Bakhmuti”, ka thënë Zelensky në adresimin e tij gjatë natës. “Luftime shumë të rënda po zhvillohen atje”, shkruan Reuters të dielën.
Qyteti i Bakhmutit ka qenë targeti i radhës i forcave të armatosura ruse pas ngadalësimit të avancimit në rajonin e Donetskut që kur kanë marrë qytetin industrial të Lysychanskut dhe Sievierodonetskut në qershor dhe korrik.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky sfidon Putinin për Kostyantynivkan: Nëse e keni nën kontroll, të takohemi aty
-
Zelensky: SHBA-ja kushtëzon garancitë e sigurisë me tërheqjen tonë nga Donbasi
-
Putin: Ukraina tani kontrollon vetëm 15% të Donetskut
-
Zelensky kërkon shtyerjen e bisedimeve me Rusinë
-
Zelensky: Rusia po heziton për një rund të ri bisedimesh