Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vrasja e luftëtarëve ukrainas në qytetin port jugor të Mariupolit do t'i jepte fund bisedimeve me Rusinë, shkruan BBC.
Duke iu referuar një qyteti jashtë Kievit që është shkatërruar nga granatimet e rënda, Zelensky i tha uebsajtit të lajmeve Ukrainska Pravda: "Mariupoli mund të jetë sa dhjetë Bucha. Dua të them se eliminimi i ushtrisë sonë, djemve tanë, do t'i japë fund të gjitha negociatave”.
Ai ka thënë se Ukraina nuk do të negociojë as territorin dhe as njerëzit e saj, duke shtuar: "Sa më shumë vende si Bucha të ketë, aq më e vështirë do të jetë".
Më herët, Ukraina këmbënguli se trupat e saj po qëndronin ende në rrënojat e Mariupolit.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky: Ukraina e gatshme për bisedime me Rusinë pas një armëpushimi
-
Zelensky: S’ka marrëveshje për Ukrainën pa përfshirjen e Ukrainës në negociata
-
Kievi do të zhvillonte bisedime me Moskën nëse forcat ruse largohen nga Ukraina, thotë Zelensky
-
Zelensky i gatshëm ta takojë Putinin, pavarësisht mizorive ruse
-
Zelensky diskuton me Erdoganin për evakuimin e civilëve nga Mariupoli