Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky në Stamboll për takim të rëndësishëm me Erdoganin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është takuar me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, në Stamboll për të diskutuar për marrëveshjen e eksportit të drithërave përmes Detit të Zi dhe për luftën në Ukrainë.

Në muajin maj, Rusia ishte pajtuar për zgjatjen e marrëveshjes për dy muaj, duke lejuar Ukrainën që të eksportonte grurë nga Deti i Zi për pjesët e tjera të botës, të cilat po përballen me urinë. Turqia dhe OKB-ja ndërmjetësuan marrëveshjen me palët ndërluftuese verën e kaluar, e cila përfshinte edhe lehtësimin e dërgesave ushqimore dhe plehrave artificiale të Rusisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Moska ka insistuar se marrëveshja nuk është respektuar për shkak se produktet e saj nuk janë eksportuar sipas marrëveshjes së arritur.

Zelensky të premten gjatë ditës ka qenë në Pragë për takimin me presidentin çek Petr Pavel, ndërkaq të enjten ka qenë në Sofje të Bullgarisë për takime me zyrtarët e lartë shtetërorë. Ai në muajt e fundit ka nisur turneun nëpër Evropë në kërkim të përkrahjes ushtarake për Ukrainën.