Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se mbrojtja e kryeqytetit, Kievit, është “prioriteti kryesor” i shtetit.
“Kharkiv dhe Kievi janë aktualisht targetet kryesore për Rusinë. Terrori po synon të na thyejë. Ta thyejë rezistencën tonë. Ata janë nisur për në kryeqytetin tonë ashtu sikurse për në Kharkiv”, ka thënë Zelensky në një mesazh të publikuar të martën në Facebook.
“Prandaj, mbrojtja e kryeqytetit sot është top prioritet për shtetin”, është shprehur Zelensky.
“Kievi është i veçantë. Nëse ne e mbrojmë Kievin, ne mbrojmë shtetin. Është zemra e shtetit tonë”, ka shtuar Zelensky.
Në mesazhin e tij për ukrainasit, presidenti e ka përshkruar sulmin e së martës në Kaharkiv si një akt i terrorit.
“Ky është terror ndaj qytetit, është terror kundër Kharkivit, është terror ndaj Ukrainës. Nuk kishte target ushtarak aty”, ka thënë Zelensky.
Sulmet ruse në Ukrainë kanë hyrë në ditën e gjashtë. Deri më tani, sipas Kombeve të Bashkuara janë vrarë 136 civilë, në mesin e të cilëve 13 fëmijë.