Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, do të mbajë të mërkurën fjalim virtual në parlamentin japonez, me qëllim për të marrë mbështetjen ndërkombëtare për luftën e vendit të tij kundër pushtimit rus.
Japonia ka reaguar ashpër kundër Rusisë, në përputhje me vendet e tjera të G7.
Fjalimi i Zelenskyyt, që pritet të jetë rreth 10 minuta i gjatë, do të shfaqet në një dhomë takimesh në Dhomën e ulët (parlamenti japonez i ka dy dhoma), të cilit i përket kryeministri Fumio Kishida.
Zelenskyy ka mbajtur fjalime virtuale para Kongresit të SHBA-së, si dhe parlamenteve në Evropë, Kanada dhe Izrael.
Të hënën, Rusia njoftoi për vendimin për të ndërprerë bisedimet e traktatit të paqes me Japoninë mbi ishujt e diskutueshëm Kuril dhe për t'u tërhequr nga projektet e përbashkëta ekonomike atje, duke përmendur sanksionet e Tokios për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
-
Zelensky i kërkon ndihmë kryeministrit japonez: Është momenti vendimtar për Ukrainën
-
G7, Zelensky udhëton për në Japoni
-
Kryeministri japonez shkon në Ukrainë derisa presidenti kinez po qëndron në Rusi
-
Zelensky do t’i adresohet sot Asamblesë së OKB-së
-
Zelensky u është adresuar 17 parlamenteve dhe 3 institucioneve multilaterale