Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky i kërkon ndihmë kryeministrit japonez: Është momenti vendimtar për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka thënë kryeministrit të Japonisë, Fumio Kishida se tani është një moment kritik për të siguruar paqen për vendin e tij, gjatë një takimi në samitin e G7-ës.

“Tani është një moment vendimtar për fatin e Ukrainës dhe për të ardhmen e rendit botëror. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që bota të ketë mundësinë të dëgjojë zërin e Ukrainës”, tha Zelensky.

Zelensky gjithashtu vlerësoi gjithashtu udhëheqjen e Kishidës në mbledhjen e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën dhe e falënderoi atë për ndihmën financiare që vendi ka dhënë.

Presidenti ukrainas u takua edhe me presidentin amerikan Joe Biden gjatë samitit në Hiroshima. Biden njoftoi një paketë të re ndihme për Ukrainën të dielën.