Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky krahason rusët me nazistët

Zelensky për luftën në Ukrainë: Ky është vetëm fillimi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar një video për të shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945. Në këtë video, presidenti ukrainas ka krahasuar pushtimin e Ukrainës me tmerrin e nazistëve.

Në videon bardhezi, Zelenskyy qëndron para një blloku apartamentesh në Borodyanka.

Periferia e Kievit është bërë rrafsh me tokë shkaku i bombardimeve. Në fjalimin e tij, Zelensky ka thënë se tmerret e Luftës së Dytë Botërore kanë mësuar botën të thotë “Kurrë më”. Zelensky ka thënë se disa njerëz e kanë fshirë këtë fjalë kur Ukraina u bombardua më 24 shkurt.

Presidenti ukrainas ka bërë krahasime mes veprimeve të ushtrisë naziste me ushtrinë ruse të përfshirë në pushtimin e vendit të tij. Ai ka thënë se gjatë dy vjetëve të pushtimit nazist, u vranë 10 mijë civilë, ndërkaq në dy muaj të pushtimit rus janë vrarë 20 mijë civilë.

“E keqja është kthyer përsëri, mirëpo me tjetër uniformë, por me të njëjtin qëllim”, ka thënë Zelensky.

Udhëheqësit e Ukrainës kanë paralajmëruar se sulmet ruse mund të ashpërsohen për Ditën e Fitores, të cilën Rusia e feston më 9 maj për mposhtjen e Gjermanisë Naziste.

Artikuj të ngjashëm