Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky në 100-ditëshin e luftës: Fitorja do të jetë jona

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shënuar ditën e 100-të të luftës me një video prekëse.

Në të, lideri i kohës së luftës është i rrethuar nga disa nga aleatët e tij më të afërt - duke përfshirë kryeministrin e Ukrainës.

Zelensky ka thënë me këtë rast se fitorja e luftës do të jetë e Ukrainës.

“Forcat e armatosura të Ukrainës janë gjithashtu këtu. Njerëzit e kombit tonë janë këtu. Ne po mbrojmë Ukrainën për 100 ditë tashmë. Fitorja do të jetë jona. Lavdi Ukrainës!”, ka thënë Zelensky.

Më 25 shkurt, një ditë pasi Rusia nisi pushtimin e saj, presidenti postoi një video të ngjashme sfiduese - nga i njëjti vend.

Më pas, Zelensky kishte refuzuar ofertat e Perëndimit për t'u evakuuar nga Kievi, duke thënë fjalinë e famshme: Unë kam nevojë për municion, jo për një udhëtim.

Tani, 100 ditë më vonë, ai mbetet në post ndërsa lufta vazhdon.

Artikuj të ngjashëm