Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky tërheq paralele midis pushtimit rus dhe Luftës së Dytë Botërore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka tërhequr paralele midis pushtimit rus të Ukrainës dhe Luftës së Dytë Botërore, transmeton BBC.

Ai ka thënë se pushtimi “nuk është një operacion ushtarak”.

“Është një luftë në shkallë të gjerë që synon shkatërrimin e popullit tonë, shkatërrimin e fëmijëve tanë, familjeve, shtetësisë, qyteteve, kulturave dhe gjithçkaje që i bën ata ukrainas. Prandaj kam të drejtë të bëj këtë paralele në histori, luftërat tona për mbijetesë dhe Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë ai.

Ai ka thënë “ne duam të jetojmë por fqinjët tanë na duan të vdekur”.

“Ne e përsërisim se ne jemi të gatshëm për kompromis”, ka thënë ai.

Ai i kërkoi Izraelit të ndihmojë rezistencën e popullit ukrainas kundër ushtrisë ruse.