Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky duke iu adresuar liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel përmes një videolidhje ka thënë se Evropa duhet të tregojë më shumë unitet.
“Është koha që ju të mos ndaheni, por të bëheni një”, ka thënë ai, duke bërë thirrje që të vendoset një paketë e re e sanksioneve përfshirë edhe ndalimin e gazit rus, shkruan BBC.
Zelensky ka përdorur vendin e tij si shembull, duke thënë se duke punuar së bashku, ukrainasit kanë zmbrapsur trupat ruse, më shumë se të gjithë liderët.
“Nëse dikush e qëllon anijen me torpedo, është e pamundur që një apo më tepër kabina të qëndrojnë mbi ujë, kur të tjerat janë mbytur”, ka thënë ai.
Zelensky ka thënë se Evropa duhet t’i ndalojë grindjet e brendshme, pasi sipas tij, ato vetëm sa e nxisin Rusinë.
Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen në një samit të jashtëzakonshëm për të vendosur një paketë të gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë, e cila do të përfshijë edhe ndalimin e gazit rus.
-
Zelensky kërkon përparim në ndihmën e BE-së për Ukrainën
-
Zelensky thirrje liderëve botërorë të mos e humbin momentin për paqe edhe në Evropë
-
Rusia ka mjaftueshëm guxim sa të eskalojë luftën, paralajmëron Zelensky
-
Zelensky: Paqja e qëndrueshme duhet të arrihet, jo thjesht ndërprerja e luftimeve
-
Zelensky: Çështjet që e shqetësojnë Ukrainën duhet të diskutohen me Ukrainën