Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, pas vendimit të marrë nga SHBA-ja për të ndaluar importin e naftës dhe gazit rus.
“Faleminderit SHBA-së dhe presidentit Joe Biden për lidershipin e treguar duke e goditur zemrën e makinerisë luftarake të Putinit dhe për ndalimin e naftës, gazit dhe thëngjillit rus nga tregu amerikan. Inkurajoj gjithë shtetet dhe liderët të ndjekin këtë rrugë”, ka shkruar Zelensky në Twitter.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë vendosur që të ndalojnë importin e naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia, si pjesë e sanksioneve pas pushtimit të Ukrainës.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e njoftoi vendimin duke thënë se “kjo nënkupton që nafta ruse nuk do të pranohet më në portet amerikane”.
Thankful for US and @POTUS personal leadership in striking in the heart of Putin’s war machine and banning oil, gas and coal from US market. Encourage other countries and leaders to follow.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 8, 2022