Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka mirëpritur valën e re të sanksioneve që i janë vendosur Rusisë, por ka thënë se ato nuk janë të mjaftueshme, raporton BBC të enjten.
Në video-adresimin e tij të fundit, Zelensky i ka bërë thirrje Perëndimit që të shkoi edhe më larg dhe të bojkotojë tërësisht përdorimin e naftës ruse.
Ai thotë se dështimi për t’u pajtuar në një embargo po kushton me jetë të qytetarëve ukrainas.
Rusia është eksportuesi i tretë më i madh i naftës në botë, ku më tepër se gjysmën e eksportit e ka në Evropë.
Zelensky ka thënë se Kremlini po fiton aq shumë nga eksporti i naftës dhe nuk po ndjen nevojën për t’u qasur seriozisht bisedimeve për paqe.
Ai ka shtuar se do të vazhdojë të insistojë që bankat ruse të largohen tërësisht nga sistemi financiar ndërkombëtar.
-
Zelensky bën thirrje për bojkot të naftës ruse
-
Zelensky dënon zgjatjen e heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga SHBA-ja
-
Zelensky akuzon aleatët e BE-së se po e shantazhojnë për tubacionin rus të naftës
-
Zelensky: Heqja e sanksioneve ndaj naftës ruse nuk ndihmon në përfundimin e luftës në Ukrainë
-
Zelensky përcakton vijat e kuqe të Ukrainës