Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Ata mund të na vrasin, por edhe ata do të vdesin

Zelensky: Ata mund të na vrasin, por edhe ata do të vdesin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar homologun e tij, Vladimir Putin dhe ushtarët rusë si “kriminelë lufte”.

Në një intervistë për BBC-në të enjten, Zelensky ka thënë se Rusia mund t’i vrasë ukrainasit, por se edhe ata do të vriten. Zelensky ka deklaruar se nuk mund ta kuptojë pse kanë ardhur rusët në territorin ukrainas.

“Ata mund të na shkatërrojnë, por ne do të përgjigjemi, ata mund të na vrasin, por edhe ata do të vdesin. Nuk mund ta kuptojë pse kanë ardhur”, ka thënë ai.

Zelensky i ka akuzuar shtetet evropiane, të cilat vazhdojnë të blejnë naftë ruse, duke thënë se “po fitojnë para nga gjaku i njerëzve të tjerë”.

Zelensky veçoi Gjermaninë dhe Hungarinë, duke i akuzuar ato për bllokimin e përpjekjeve për embargo të shitjes së energjisë, nga të cilat Rusia do të arrijë fitime deri në 326 miliardë dollarë këtë vit.

Edhe “Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit Botë “Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit

"Disa nga miqtë dhe partnerët tanë e kuptojnë se tani është një kohë tjetër, se nuk është më një çështje biznesi dhe parash”, tha Zelensky për BBC nga dhoma presidenciale në Kiev.

Presidenti gjithashtu përsëriti thirrjet për furnizimin e Ukrainës me më shumë armë, duke thënë se ata nuk po i marrin furnizimet aq shpejt sa për të shmangur sulmet e Rusisë.

"Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende evropiane po përpiqen të ndihmojnë dhe po ndihmojnë. Por kemi nevojë më shpejt, më shpejt”, ka thënë Zelensky.

Zelensky ka thënë se mizoritë e kryera nga trupat ruse në Mariupol dhe në periferi të Kievit, Bucha dhe Borodyanka, e kanë ngushtuar më tej mundësinë e bisedimeve të paqes me rusët.

Edhe Zelensky e quan Putinin skllav të luftës Botë Zelensky e quan Putinin skllav të luftës

Qindra të vdekur janë gjetur në Bucha që kur u kthye nga forcat ukrainase pak më shumë se një javë më parë, duke përfshirë civilë që u gjetën të qëlluar në kokë me duar të lidhura pas shpine. Po ashtu është raportuar për dhunë seksuale.

"Nuk ka të bëjë me mua - ka të bëjë me Rusinë. Ata nuk do të kenë shumë shanse të flasin me ne”, është shprehur Zelensky.