Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zehofer: Nuk ka alternativë për migrantët që kthehen nga kufiri

Udhëheqësi i partisë gjermane CSU, Horst Zehofer, tha sot në një takim të partisë konservatore se ai nuk sheh ndonjë alternativë për kthimin e emigrantëve nga kufiri gjerman, një masë që e bën atë në konflikt me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Zehofer, i cili është gjithashtu ministri i Brendshëm i Gjermanisë, tha se bisedimet me Merkelin nuk kishin ndonjë efekt, transmeton Reuters, duke iu referuar një burimi brenda CSU.