Zëdhënësi i Putinit në spital me koronavirus Zëdhënësi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, Dmitry Peskov, ka njoftuar të martën se ka testuar pozitiv me koronavirusin e ri dhe se po trajtohet në spital, njofton agjencia e lajmeve Interfax.
“Po, jam i sëmurë. Jam duke marrë trajtim”, ka thënë Peskov, raporton Reuters, transmeton KOHA.
Paralajmërimi vjen vetëm disa ditë pasi që Putini ka thënë se Rusia është duke arritur suksese në pengimin e përhapjes së shpejtë të koronavirusit.
Artikuj të ngjashëm