Një varrezë tjetër masive është gjetur afër Mariupolit, ka thënë të martën kryebashkiaku i qytetit të rrethuar, Vadym Boichenko, raportoi CNN-i.
Kjo është varreza e tretë masive e gjetur në ditët e fundit.
“Përveç varrezave të mëdha të zbuluara në fshatrat Mangush dhe Vynohradne, është gjetur një tjetër varrezë masive”, ka thënë Boichenko, raporton CNN.
Pamjet e reja satelitore tregojnë një varrezë masive në fshatin Staryi Krym.
Imazhet shfaqin llogore të gërmuara në territorin e varrezave të vjetra të Krimesë, tha këshilli i qytetit në Telegram. Ato u shfaqën më 24 mars, pasi fshati u pushtua nga rusët, dhe ishin rreth 60 deri në 70 metra të gjata.
Deri më 7 prill, sipas imazheve të reja, një pjesë e llogoreve ishte mbuluar, derisa zona e varrimit ishte rritur.
"Llogore të reja u regjistruan më 24 prill. Gjatësia e varrit masiv është rritur në më shumë se 200 metra", tha ai.
Edhe
Të mërkurën nisin inspektime afër Novi Pazarit, dyshohet për varrezë masive
Boichenko akuzoi forcat ruse për përfshirjen e popullsisë vendase në varrime masive, në këmbim të ushqimit.
“Ata na thanë se duhet të punoni shumë për të pasur ushqim dhe ujë. Tani që nuk ka shumë ndihma humanitare në Mariupol, njerëzit po detyrohen ta bëjnë këtë”, ka thënë Boichenko në Telegram.
Javën e kaluar, zyrtarët ukrainas kanë identifikuar lokacione të varrezave masive në Manhush afër Mariupolit, pas publikimit të imazheve satelitore të mbledhura dhe të analizuara nga kompania amerikane, Maxar Technologies.