Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Varreza masive gjenden në Mariupol, “trupat u morën dhe u hodhën me kamionë”

ukraina, rusia

Varreza masive janë gjetur në një fshat afër Mariupolit, raportoi SkyNews të enjten.

Kryetari i qytetit, Vadym Boichenko, ka thënë se janë zbuluar llogore në fshatin Manhush në rajonin e Donetskut dhe ka thënë se forcat ruse kanë mbledhur trupat nëpër kamionë dhe i kanë braktisur aty.

Ai shtoi se ushtarët rusë “po pastrojnë krimet e tyre”.

“Kjo është java e dytë me radhë në mbyllje të plotë. Askush nuk lejohet të hyjë. Ata po pastrojnë vendin. Ata po fshehin krimet e kryera nga Federata Ruse në Mariupol”, ka thënë ai.

Shtoi se sipas llogaritjeve të tyre mbi 20,000 civilë janë vrarë nga sulmet e armikut.

Boichenko tha se rusët po fshehin krimet e luftës që po i kryejnë, duke shtuar se ka raste ku civilët janë “torturuar dhe keqtrajtuar”.