Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Varreza të reja masive zbulohen në Mariupolin e rrethuar

Imazhet e reja satelitore kanë treguar një varr masiv në fshatin Staryi Krym, sipas kanalit të autoriteteve të qytetit në Telegram. Imazhet treguan llogore të gërmuara në territorin e varrezave të vjetra të Krimesë, njoftoi këshilli i qytetit në Telegram. "Llogore të reja u regjistruan më 24 prill. Gjatësia e varrit masiv është rritur në më shumë se 200 metra", ka thënë Vadym Boichenko, kryetar i Mariupolit

Një varr i tretë masiv është gjetur pranë Mariupolit, ka thënë kryetari i qytetit të rrethuar juglindor për televizionin ukrainas. Përveç varreve masive të zbuluara në fshatrat Mangush dhe Vynohradne, "tani shohim se ka një tjetër”, ka thënë Vadym Boichenko.

Imazhet e reja satelitore kanë treguar një varr masiv në fshatin Staryi Krym, sipas kanalit të autoriteteve të qytetit në Telegram. Imazhet treguan llogore të gërmuara në territorin e varrezave të vjetra të Krimesë, njoftoi këshilli i qytetit në Telegram.

Ato u shfaqën më 24 mars, pasi fshati u pushtua nga rusët, dhe ishin rreth 60 deri në 70 metra të gjatë, tha këshilli. Deri më 7 prill, sipas imazheve të reja, një pjesë e llogoreve ishte mbuluar dhe zona e varrimit ishte rritur.

"Llogore të reja u regjistruan më 24 prill. Gjatësia e varrit masiv është rritur në më shumë se 200 metra", tha ai. Boichenko akuzoi forcat ruse për përfshirjen e popullsisë vendase në varrime masive në këmbim të ushqimit.

"Vendasit na thanë se ju duhet të punoni me ‘orë’ për të pasur ushqim dhe ujë. Tani nuk ka ndihma të mjaftueshme humanitare në Mariupol, kështu që njerëzit janë të detyruar ta bëjnë atë", tha ai në Telegram, shkruan televizioni amerikan CNN.

Gjermania i dërgon tanke Ukrainës

Lajmi është bërë i ditur në ditën kur sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, vizitoi Moskën, duke u takuar si “i dërguar i paqes” me presidentin rus, Vladimir Putin. Ai ka kërkuar armëpushim në Ukrainë. Ka thënë se OKB-ja është e gatshme të ndihmojë për evakuimin e mijëra civilëve të ngujuar në fabrikën e çelikut në Mariupol, ku po qëndrojnë luftëtarët e fundit ukrainas të qytetit strategjik.

Duke folur pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Putin përsëriti arsyetimet e tij për pushtimin e Ukrainës, por thotë se ka shpresa për një zgjidhje diplomatike. Ai thotë se nuk ka më luftime në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, i cili ka parë bombardime intensive nga Rusia.

Më parë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, paralajmëroi NATO-n kundër ofrimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke thënë se ekziston rreziku që konflikti të përshkallëzohet në Luftën e Tretë Botërore.

Qeveria gjermane ka autorizuar furnizimin e Ukrainës me rreth 50 tanke kundërajrore, në një ndryshim të madh politikash. Vendimi i Berlinit vjen pasi SHBA-ja dhe aleatët e saj po takohen në një bazë ajrore në Gjermani për të zotuar më shumë armë për Ukrainën.

Pamjet satelitore

Televizioni CNN nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë pretendimin për varrezat masive. Imazhet, nga planeti Labs, u raportuan për herë të parë nga Radio Evropa e Lirë të hënën. CNN-ja ka rishikuar imazhet satelitore që supozohet se tregojnë varreza masive në Vynohradne, por është e paqartë përtej shqetësimit të tokës se çfarë mund të ketë ndodhur atje.

Javën e kaluar, zyrtarët ukrainas identifikuan vendndodhjen e varrezave masive në Manhush afër Mariupolit pas publikimit të imazheve satelitore të mbledhura nga Maxar Technologies dhe të analizuara nga Maxar Technologies.

Petro Andriushchenko, këshilltar i kryetarit të Mariupolit, postoi të enjten në Telegram për varrezën masiv në Manhush.

“Si rezultat i një kërkimi dhe identifikimi të gjatë të vendeve të varrimit masiv të banorëve të vdekur të Mariupolit, ne konstatuam faktin e varrimit masiv të banorëve të vdekur të Mariupolit në fshatin Manhush”, ka shkruar ai.

Andriushchenko, i cili nuk është në Mariupol, tha se forcat ruse kishin gërmuar disa varre masive, secila me përmasa rreth 30 metra, në Manhush, një qytet rreth 20 kilometra në perëndim të Mariupolit. Të martën Boichenko përsëriti se rreth 20.000 banorë të Mariupolit kishin vdekur që nga fillimi i pushtimit.

"Situata në Mariupol mbetet jashtëzakonisht e vështirë", tha ai. "Artileria e armikut granaton kështjellën tonë Azovstal", fabrika e çelikut ku janë strehuar trupat dhe civilët ukrainas, shtoi ai.

"Ka gra dhe fëmijë brenda. Armëpushimi është i nevojshëm për të filluar evakuimin. Fatkeqësisht, nuk ka armëpushim”, tha Boichenko. "Njerëzve po u mbarojnë ushqimet, pothuajse nuk ka ujë të pijshëm. Kjo është një katastrofë humanitare”.

Dështimi i madh i Rusisë

Ndërkaq sekretari amerikan Shtetit, Antony Blinken, po i kërkon Kongresit të financojë plotësisht buxhetin e propozuar të administratës Biden për Departamentin e Shtetit, duke u thënë ligjvënësve se shpenzimet janë kritike për të siguruar që lufta në Ukrainë është një "dështim strategjik" për Rusinë dhe një mesazh për vendet e tjera që mund të pushtojnë fqinjët e tyre.

Blinken tha se vizita e tij e fundjavës në Kiev me sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin i kishte lënë atij "përshtypjen e pashlyeshme" se Ukraina po fiton, veçanërisht në kryeqytet. Blinken i tha Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të martën se përgjigjja globale e udhëhequr nga SHBA-ja ndaj pushtimit të Rusisë kishte "nënvizuar fuqinë dhe qëllimin e diplomacisë amerikane".

Ai tha se propozimi i buxhetit prej 60.4 miliardë dollarësh për vitin e ardhshëm fiskal ishte i nevojshëm për të vazhduar mbledhjen e partnerëve dhe aleatëve në kauzë.

Shpërthimet në Moldavi, shenjë e përhapjes së konfliktit

Tensionet janë përshkallëzuar pas shpërthimeve në rajonin e shkëputur të Moldavisë, Transnistria, por eksperti i mbrojtjes dhe sigurisë, Michael Clark, ka thënë se nuk duhet të presim shumë zhvillime të mëtejshme rreth kësaj çështjeje në këtë kohë, shkruan Sky News.

Clarke thotë se synimet e ardhshme të Rusisë janë të paqarta, por fokusi kryesor për momentin është në rajonin lindor të Donbasit. “Qyteti port i Odesës është i sigurt për një kohë dhe kufiri me Moldavinë është problemi i muajit të ardhshëm", thotë ai. Për sa u përket luftimeve në Donbas, Clarke ka thënë se rusët po lëvizin më ngadalë sesa do të dëshironin dhe ata, sipas tij, nuk kanë marrë asgjë të rëndësishme.

Ministri Lavrov ka paralajmëruar se ekziston një rrezik "i konsiderueshëm" i përhapjes së konfliktit të armatosur përtej Ukrainës dhe akuzoi NATO-n për përfshirje tërthorazi në luftë. Lavrov u pyet të hënën në televizionin shtetëror rus për perspektivat e luftës së tretë botërore dhe përgjigjja e tij shënon një përshkallëzim të rëndësishëm në retorikë, raporton Reuters.

"Rreziqet tani janë të konsiderueshme", tha Lavrov. "Rreziku është serioz, real. Dhe ne nuk duhet ta nënvlerësojmë atë", tha Lavrov. "NATO-ja, në thelb, është përfshirë në një luftë me Rusinë përmes një përfaqësuesi dhe po e armatos atë përfaqësues. Lufta do të thotë luftë”.

Dhe të hënën, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha në mënyrë eksplicite se SHBA-ja dëshiron të shohë dobësimin e aftësive ushtarake të Rusisë.

“Ne duam ta shohim Rusinë të dobësuar deri në atë shMarikallë që nuk mund të bëjë ato gjëra që ka bërë në pushtimin e Ukrainës”, tha Austin në një konferencë shtypi pasi udhëtoi për në Kiev për të takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Përgatiti: Rexhep Maloku

Artikuj të ngjashëm