Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë se herët a vonë, ish-kryeministri Nikola Gruevski do të kthehet në Maqedoni dhe do të vuajë dënimin.
Sipas tij, Hungaria, ku Gruevski tha se po qëndron aktualisht, si shtet i Bashkimit Evropian nuk do të bëjë shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare për t’i dhënë azil Gruevskit që është dënuar me dy vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare sa ishte kryeministër.
Zaev madje konfirmoi se ministri i brendshëm i Hungarisë ka kërkuar nga ministri i brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski të dhëna rreth Gruevskit, se për cilat vepra dhe për çka gjykohet, raporton Alsat.
Artikuj të ngjashëm
-
Gruevski nga Hungaria Qeverinë e Maqedonisë V. e quan kriminale
-
Gruevski kërkon nga Budapesti heqjen e masës së burgimit, gjykata në Shkup refuzon
-
Gruevski: Jam njeri i lirë në Hungari, Maqedoninë Veriore e presin problemet
-
Gruevski flet nga arratia: Në Maqedoni do më vrisnin në burg
-
Hungaria heshtje për ekstradimin e Gruevskit