Presidenti kinez, Xi Jinping i ka thënë të premten kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, se shteti i tij do të luajë rol konstruktiv në rikthimin e paqes në Ukrainë, raporton CNN.
“Xi shpjegoi qëndrimin parimor të Kinës për çështjen e Ukrainës, duke theksuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të promovojë me të vërtetë bisedimet e paqes, të krijojë kushte për zgjidhjen politike të çështjes ukrainase dhe të shtyjë çështjet për kthimin e Ukrainës në paqe në një datë të hershme. Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në këtë drejtim”, citohet të ketë thënë Xi, sipas agjencisë kineze të lajmeve, Xinhua.
Pekini ka refuzuar të dënojë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por dëshiron të shmangë ndikimin përmes sanksioneve, të cilat ajo i ka denoncuar vazhdimisht si një mënyrë joefektive për zgjidhjen e krizës.
CNN ka raportuar javën e kaluar se Rusia i ka kërkuar Kinës mbështetje ushtarake, duke përfshirë dronët, si dhe ndihmë ekonomike për pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës, sipas dy zyrtarëve amerikanë. Kërkesat erdhën pas pushtimit, tha një nga zyrtarët. Të dy qeveritë, kineze dhe ajo ruse mohuan publikisht që kërkesa të ketë ndodhur.
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan ka thënë të martën se administrata nuk e ka parë Kinën t'i ofrojë Rusisë pajisje ushtarake që kur presidenti i SHBA, Joe Biden, foli me presidentin e Kinës Xi Jinping të premten e kaluar.
-
Kryeministri finlandez: Kina mund të luajë rol kyç në përfundimin e luftës në Ukrainë
-
Macroni kërkon ndihmën e Xi-së për të arritur paqen në Ukrainë
-
Putin dhe Xi diskutojnë për Trumpin, Ukrainën dhe Tajvanin
-
Zelensky kërkon përfshirjen e Kinës në bisedimet e paqes
-
Putini thotë se Rusia dhe Kina “po thellojnë bashkëpunimin bërthamor”