Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka thënë se regjioni Aziatiko-Paqësor nuk është kopshti i askujt dhe nuk duhet të lejohet të bëhet arenë e rivalërive të fuqive të mëdha, duke paralajmëruar kështu për rivalitetin në mes të Beijing-ut dhe Washingtonit.
Komentet e Xi u bën të enjten gjatë mbajtjes së samitit të Apec-ut në Bangkok.
Këto komente u panë si referim mbi përpjekjet e SHBA-së që me partnerët regjionalë të dobësojnë atë që ata e shohin si fuqi ekonomike dhe ushtarake në rritje të Kinës në rajon.
“Ne duhet të ndjekim një rrugë të hapur dhe gjithëpërfshirëse,” tha ai në fjalim, duke shtuar se regjioni nuk duhet kthyer në “një arenë për konfliktin e fuqive të mëdha”.
“Unilateralizmi dhe protektionizmi nuk duhet të pranohen nga askush. Çdo përpjekje për të politizuar dhe për të armatosur marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, gjithashtu duhen refuzuar nga të gjithë”, ka thënë ai.
Marrëdhëniet në mes të fuqive botërore më të mëdha janë acaruar gjatë viteve të fundit, sidomos pas rastit të tarifave, të Taijunit, vjedhjes së pronës intelektuale, heqja e autonomisë së Hong Kongut dhe mospajtimet territorial mbi Detin e Kinës Jugore, ndër të tjera.
-
Xi: Marrëdhëniet SHBA-Kinë, më të rëndësishmet në botë
-
Tajvani kundërshton komentet e Xi-së në lidhje me pavarësinë e ishullit
-
Xi përshëndet përparimin tregtar me SHBA-në, paralajmëron Trumpin për Tajvanin
-
Xi Jinping: Bota nuk duhet të kthehet te “ligji i xhunglës”
-
Xi Jinping kërkon hedhjen poshtë të mentalitetit të Luftës së Ftohtë