Madrid, 20 shtator - Xhandarmëria spanjolle ka nisur një operacion kundër institucioneve zyrtare të Qeverisë Autonome të Katalonjës, të cilët kanë marrë iniciativën për të organizuar referendumin për pavarësi më 1 tetor, pavarësisht se i njëjti është shpallur i jashtëligjshëm në Spanjë.
Agjencitë spanjolle të lajmeve kanë njoftuar se ekipet e xhandarmërisë, të cilët kanë ndërmarrë një operacion me udhëzim të Prokurorisë, kanë kryer kontrolle duke hyrë në disa ndërtesa zyrtare të lidhura me Qeverinë Autonome të Katalonjës si institucioni i çështjeve ekonomike, i punës dhe i sigurisë sociale, çështjeve financiare dhe punëve të jashtme.
Në lajmet e shtypit kombëtar është pretenduar se është ndaluar Josep Maria Jove një nga ndihmësit e zv.presidentit të Katalonjës dhe ministër i Ekonomisë, Oriol Junqueras.
Xhandarmëria spanjolle ka intensifikuar operacionet në ditët e fundit për të ndalur tentativën e referendumit për pavarësi më 1 tetor dhe në bastisjet e kryera ndaj disa kompanive janë konfiskuar më shumë se 1.5 milion dokumente dhe materiale propaganduese në lidhje me referendumin.
-
Policia spanjolle synon bllokimin e qendrave të votimit në Katalonjë
-
Presidenti i Katalonjës akuzon Spanjën për totalitarizëm
-
Spanja arreston 12 separatistë përpara referendumit për pavarësi të Katalonjës
-
Në Katalonjë mund të ketë protestat të dhunshme
-
Policia spanjolle arreston 9 separatistë katallanë