Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont ka thënë se Spanja është duke treguar “qëndrim totalitar” me arrestimin e zyrtarëve katalonjas dhe nënpunësve rajonalë, por ka premtuar se referendumi për pavarësi do të mbahet pavarësisht paralajmërimeve të Gjykatës për mos mbajtjen e tij.
Puigdemont të mërkurën u paraqit me anëtarët e qeveris së tij, pas disa arrestimeve në operacionet të cilat ende vazhdojnë nga Garda Civile spanjolle. Në mesin e të arrestuarve është edhe Josep Maria Jove, sekretari i përgjithshëm i çështjeve ekonomike dhe zëvendëspresidenti i Katalonjës, Oriol Junqueras.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUdhëheqësi i Katalonjës ka thënë se operacionet policore janë të paligjshme dhe se kanë për qëllim të pengojnë katalonjasit të dalin në referendumin e 1 tetorit.
Referendumi për pavarësinë e Katalonjës është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës, deri në shqyrtimin e pretendimeve të Qeverisë qendrore e cila e ka quajtur joligjore.
Puigdemont ka theksuar se hapat e Qeverisë qendrore çojnë drejt pezullimit të vetëqeverisjes katalonjase.