Policia spanjolle ka kryer arrestimin e 12 politikanëve dhe zyrtarëve, në Barcelonë përpara një referendumi të diskutueshëm për pavarësinë e Katalonjës, të cilën qeveria federale e ka quajtur të paligjshme.
“Mes të arrestuarve ishte edhe zëvendësministri i Ekonomisë së Katalonjës, Josep Maria Jove”, njoftoi sot media spanjolle, duke cituar policinë paraushtarake “Guardia Civile”.
Kreu i qeverisë rajonale, Carles Puigdemont, zhvilloi sot një mbledhje urgjente pas bastisjeve dhe arrestimeve.
Edhe pse, gjykata Kushtetuese në Madrid ka ndaluar votimin, Puigdemont është zotuar se do të shkojë përpara me referendumin për pavarësinë e Katalonjës , më 1 tetor.
Javën e kaluar, rreth 1 milion protestues dolën në rrugët e Barcelonës për të mbështetur referendumin.
Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme, se në asnjë rrethanë nuk do të lejonte, që rajoni më i pasur dhe më i rëndësishëm ekonomikisht i Spanjës, të ndahej nga pjesa tjetër e vendit.
-
Dy të vdekur e mbi 80 të lënduar në Spanjë
-
Policia: Gjatë javëve të fundit pranuam informacione të shumta për ndërhyrje të jashtme në zgjedhje
-
Greqia arreston 20 të dyshuar në Kretë për mashtrim me subvencionet bujqësore të BE-së
-
Protestë në Graçanicë pas arrestimit të zyrtarëve që kërcënuan votuesit
-
Pesë të arrestuar për kërcënimin e votuesve në Graçanicë