Policia spanjolle ka ndaluar 13 zyrtarë të autoriteteve lokale të Katalonias, duke rezultuar në protesta nga mijëra vetë në rrugët e Barcelonës.
Policia konfirmoi operacionin dhe tha se arrestimet lidheshin me referendumin që është planifikuar të zhvillohet për pavarësinë e Katalonias, por nuk dha hollësi të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet e qeverisë qendrore në Madrid e cilësojnë referendumin të jashtëligjshëm dhe përpjekjet për ta ndaluar zhvillimin e tij janë intensifikuar ditët e fundit. Por zyrtarët lokalë në këtë shtet të pasur të Spanjës nuk kanë dhënë shenja se po anulojnë planet.
Koalicioni pro-pavarësi që qeveris shtetin e Katalonias argumenton se e drejta universale për vetëqeverisje merr epërsi mbi ligjet e Spanjës.