Përleshje mes policisë spanjolle dhe protestuesve katalonjas kanë shpërthyer të hënën pasdite, në hyrje në aeroportit ndërkombëtar të Barcelonës, pas dënimit me burg të nëntë liderëve pro-pavarësisë, ka raportuar gazeta spanjolle, “El Mundo”.
Pamjet televizive kanë shfaqur policët duke i përdorur shkopinjtë për t’i shpërndarë demonstruesit, disa prej të cilëve të maskuar. Mediet lokale kanë raportuar edhe për të arrestuar.
Mijëra veta ishin mbledhur jashtë aeroportit dhe dhjetëra ndodheshin në sallën e nisjeve në aeroport. Autoritetet e aeroportit kanë bërë të ditur se të paktën 20 fluturime janë anuluar shkaku i protestave.
Artikuj të ngjashëm
-
350 mijë njerëz protestojnë për pavarësinë e Katalonjës
-
Protestuesit mbushin rrugët e Barcelonës, katalanasit bllokojnë edhe aeroportin
-
Rrahje në Aeroportin e Prishtinës, dy të lënduar e shtatë të arrestuar
-
Përleshje e arrestime në festën në Argjentinë për triumfin në Kupën e Botës
-
“Migrantët” ikin nga aeroplani pas një ulje emergjente në Barcelonë