Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Washingtoni bën edhe një hap para për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

SHBA-të kanë bërë edhe një hap para për hapjen e rrugës për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO. Sekretari Shtetëror amerikan Mike Pompeo sot përmes Twitterit njoftoi se SHBA-të kanë deponuar Protokollin e ratifikuar.

“Me kënaqësi ju njoftoj se SHBA deponuan protokollin e ratifikuar për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Një hap më afër deri në pranimin e Maqedonisë së Veriut si aleatja e 30-të e NATO-s”, theksoi sekretari amerikan i shtetit, Pompeo, përcjell INA.

Senati amerikan më 22 tetor të këtij viti ratifikoi protokollin për anëtarësim. Deri tani protokolli është ratifikuar nga 28 prej 29 vendeve anëtare, ndërsa ka ngelur vetëm Spanja.