Një vullkan i vogël në një liqen piktoresk pranë kryeqytetit të Filipineve nxori një shtëllungë të bardhë avulli dhe hiri 1.5 kilometra në qiell në një shpërthim të shkurtër të shtunën, duke nxitur autoritetet të rrisin nivelin e alarmit dhe t'u bëjnë thirrje mijëra banorëve që të evakuohen nga fshatrat me rrezikshmëri të lartë.
Magma ra në kontakt me ujin në kraterin kryesor të vullkanit Taal në provincën Batangas, duke shkaktuar shpërthimin e nxitur nga avulli që u pasua nga emetime më të vogla dhe të shoqëruar nga tërmete vullkanike.
Instituti filipinas i vullkaneve ngriti alarmin në Taal 311 metra të lartë, një nga vullkanet më të vogla në botë, në nivelin e tretë në një sistem paralajmërimi me pesë shkallë, që do të thotë se "ka një ndërhyrje magmatike në kraterin kryesor që mund të nxisë shpërthime të tjera”.
-
Shpërthen vullkani në Filipine, hiri bllokon zonën
-
Paralajmërime për cunami në disa shtete, përfshirë edhe Zelandën e Re
-
Shkon në të paktën 32 numri i të vdekurve nga tërmeti në Filipine
-
Tërmet prej 7,8 ballësh në Filipine, të paktën 19 të vdekur
-
Tajfuni “Fung-wong” godet Filipinet, të paktën 2 të vdekur e 1.4 milion të zhvendosur